Qeveria Hoti, e dyta nga numri i zëvendministrave në 13 vjetët e fundit

Qeveria Hoti, e dyta nga numri i zëvendministrave në 13 vjetët e fundit

Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi, teksa ky ekzekutiv ka numrin e dytë më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit. Kështu po vlerëson Grupi për Studime, Juridike dhe Politike në raportin për 100 ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë Hoti. Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha […]

Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi, teksa ky ekzekutiv ka numrin e dytë më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit.

Kështu po vlerëson Grupi për Studime, Juridike dhe Politike në raportin për 100 ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë Hoti.

Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha Loxha, tha se përkundër faktit që LDK-ja në fushatë zgjedhore pati premtuar një qeveri të vogël me 12 ministri, e njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave.

“Me emërimin e 46 zëvendësministrave ne vlerësojmë se është qeveria e dytë me numrin më të madh në 13 vitet e fundit në Kosovë. Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të madhe gjinore, në 16 ministri ka vetëm 3 ministre dhe zëvendësministre vetëm 8”, tha Loxha.

Sipas saj kjo Qeveri ende nuk ka ofruar asnjë perspektivë të reformave.

“GLPS vlerëson se nuk ka pasur asnjë iniciativë serioze për çkapjen e institucioneve të drejtësisë. Nuk kemi pse ne të hartojmë reformë të drejtësisë, ku subjekt i reformës do të jenë krerët e drejtësisë. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zvogëluar shpenzimet”, ka shtuar Loxha.

Ndërsa, menaxherja e programeve të GLPS-së, Njomza Arifi tha se qeveria aktuale ka dështuar të bëjë testime për qytetarët për COVID-19.

“Dialogu është shoqëruar me mungesë të transparencës, edhe nga ato në Bruksel por edhe në Uashington qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet dhe konsensus të spektrit politik. Ministria e Punëve te Jashtme ka kryer praktikat e dobëta diplomatike në interes të partive në pushtet”, tha ajo./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?