Qeveria e Kosovës mblidhet nesër: A do të diskutohet lehtësimi i masave kundër koronavirusit?

Qeveria e Kosovës pritet që nesër të mbajë mbledhjen e radhës. Ndonëse ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet, ministrat mund të flasin edhe për lehtësimin e masave kundër koronavirusitqeveri. Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti nesër pritet t’i mbledhë ministrat e vendit. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra […]

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti nesër pritet t’i mbledhë ministrat e vendit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kyreministrit. Sidoqoftë, aty nuk theksohet se çfarë do të diskutojnë qeveritarët.

Mbledhja e Qeverisë, pritet të fillojë nga ora 08:30, e aty nesër mund të diskutohet edhe lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

Ka qenë vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili sot tha se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH’në lidhur me sigurimin e vaksinës.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.

Gjatë së dielës, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 61 raste, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në mbi 15 mijë, nga mbi 62 mijë mostra të marra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?