Protestuesit indigjenë rrëzojnë statujën e konkuistadorit në Kolumbi

Protestuesit indigjen në Kolumbi kanë rrëzuar statujën e konkuistadorit spanjoll Sebastian de Belalcazar në qytetin jugperëndimor të Popayanit. Policia po vështronte derisa anëtarët e komunitetit Misak përdorën litarët për ta rrëzuar figurën e de Belalcazarit, i cili e kishte themeluar qytetin në vitin 1537. Liderët indigjenë thanë se ai përfaqësonte pesë shekuj të gjenocidit dhe […]
Policia po vështronte derisa anëtarët e komunitetit Misak përdorën litarët për ta rrëzuar figurën e de Belalcazarit, i cili e kishte themeluar qytetin në vitin 1537.
Liderët indigjenë thanë se ai përfaqësonte pesë shekuj të gjenocidit dhe skllavërisë, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Kryetari i Popayanit ndërkohë tha se ky ishte një akt dhune kundër një simboli të një qyteti multikulturor.
De Belalcazari kishte udhëhequr shumë ekspedita në pjesët veri-perëndimore të Amerikës Latine, duke themeluar madje edhe atë që sot është kryeqyteti i Ekuadorit, Kuiton.
Komuniteti Misak fajëson konkuistadorin për vrasjet e para-ardhësve të tyre dhe për grabitjet e tokave.
Rrëzimi i statujave që kishin lidhje me skllavërinë dhe kolonializmin ka qenë ndër veprimet më popullore të protestave të Black Lives Matter në ShBA dhe Evropë. /Periskopi












