Profesoresha kolapson dhe vdes nga koronavirusi derisa po jepte ligjëratë para studentëve

Një profesoreshë në Argjentinë e cila po vuante nga simptomat ngulmuese të koronavirusit ka kolapsuar dhe ka vdekur në shtëpinë e saj gjatë një ligjërate virtuale online para klasës së saj, sipas raportimeve. Paola De Simone, 46 vjeçare, që po jepte mësim mbi historinë botërore të shekullit 20 në Universitetin “Argentina de la Empresa” në […]

Paola De Simone, 46 vjeçare, që po jepte mësim mbi historinë botërore të shekullit 20 në Universitetin “Argentina de la Empresa” në Buenos Aires, ishte ankuar se po kishte probleme me frymëmarrje gjatë një sesioni me Zoom javën e kaluar, raporton Sun duke cituar Ciari Mes.

Studentët e alarmuar i kërkuan asaj që t’ju jepte adresën e shtëpisë në mënyrë që t’i shkonin në ndihmë, por ajo gulçoi “S’mundem” para se të kolapsonte, përcjell Periskopi.

Burri i De Simones, mjek me profesion, e gjeti trupin e pajetë të bashkëshortes posa arriti në shtëpi.

Profesoresha, që ka lënë një vajzë, kishte përmendur problemet e saj shëndetësore – dhe punën e burrit të saj gjatë pandemisë në Twitter.

“Është shumë e pështjelltë. Kam qenë në këtë situatë (me virus) për më shumë se katër javë dhe simptomat thjesht s’po largohen,” kishte shkruar ajo. “Burri im është i rraskapitur nga puna e madhe që po bën për momentin.”

Njëra prej studenteve të saj, Ana Breccia, 23 vjeçare, përshkroi momentet e fundit të profesoreshës.

“Ajo nisi duke thënë që kishte pneumoni, ne e pamë se ajo ishte më keq se në ligjëratat e kaluara,” tha ajo. “Në një pikë, ajo nuk mundte që t’i kalonte ‘slide’-t, as të fliste dhe e humbi ekuilibrin.” /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?