“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat”- Statusi i fundit prekës i Adem Mikullovcit

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat”- Statusi i fundit prekës i Adem Mikullovcit

Aktori i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë në ora 00:20 të mesnatës, njoftimi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët e aktorit. Mikullovci ishte i lidhur tejmase me aktoren e ndjerë Leze Qena, ku së bashku aktruan në shumë shfaqje e seriale, duke u bërë […]

Aktori i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë në ora 00:20 të mesnatës, njoftimi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët e aktorit.

Mikullovci ishte i lidhur tejmase me aktoren e ndjerë Leze Qena, ku së bashku aktruan në shumë shfaqje e seriale, duke u bërë një nga dyshet më të pëlqyera artistike.

Ishte një postim i Adem Mikullovcit në ditën kur Leze Qena ndërroi jetë, që preku zemrat e të gjithëve. Përmes këtij postimi ai tregoi se ishte mërzitur shumë, dhe se ndjehej i vetmuar.

Ai kujtonte kohët që kishte kaluar bashkë me Lezen dhe Xhevat Qenën.

Derisa në fund aktori tha se po lëshon perdet dhe po fik dritat, teatri i tyre u mbyll.

‘’ ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll.’’

Kujtojmë se e ndjera Leze Qena u nda nga jeta mëngjesin e datës 25 mars pas një sëmundje të shkurtër.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?