Pesë dëshmitarë intervisohen për rrahjen e punëtorit nga vëllëzërit Haradinaj

Pesë dëshmitarë intervisohen për rrahjen e punëtorit nga vëllëzërit Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe vëllau i tij, Daut Haradinaj, që është deputet i AAK-së, po dyshohen për rrahjen e një punëtori të tyre para tre muajsh. Në media sot u raportua se Daut e Ramush Haradinaj, në polici ishin lajmëruar nga një mjeke kujdestare, e cila kishte pasur në trajtim viktimën. Daut e […]

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe vëllau i tij, Daut Haradinaj, që është deputet i AAK-së, po dyshohen për rrahjen e një punëtori të tyre para tre muajsh. Në media sot u raportua se Daut e Ramush Haradinaj, në polici ishin lajmëruar nga një mjeke kujdestare, e cila kishte pasur në trajtim viktimën.

Daut e Ramush Haradinaj mund të kenë probleme serioze me drejtësinë. Ish-kryeministri bashkë me vëllanë e tij deputet, po dyshohet se para tre muajsh rrahën  tashmë një ish-punëtor të tyre, shkruan lajmi.net.

Siç kanë thënë nga Policia e Kosovës në një përgjigje dhënë lajmi.net, rasti në fjalë dyshohet se ka ndodhur më 22 qershor të këtij viti, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Fillimisht policia tregon, se rasti ishte iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”, teksa nga ana e policisë ishte intervistuar viktima, nga ku më pas ishte njoftuar prokurori.

“Më, 22.06.2020 policia  është njoftuar se në rrugën “Dëshmorit e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur rasti  ,, Lëndim i lehtë trupor’’ . Ankuesi në këtë rast, është intervistuar nga ana e policisë, është  njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore- Departamenti i Përgjithshëm i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet për veprën penalë si më lartë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Sidoqoftë, gati një muaj më pas, viktima i cili dyshohet se u rrah nga vëllezërit Haradinaj, kishte shkuar në polici, nga ku kishte dhënë deklaratë vullnetare që lënda të mbyllet.

Megjithatë, policia shpjegon, se për këtë rast, janë intervistuar pesë dëshmitarë.

“Në koordinim me prokurorin janë ndërmarrë veprimet si në vijim: Janë intervistuar pesë(5) dëshmitarë. Më 16.07.2020  në polici është vet-paraqitur ankuesi dhe ka dhënë deklaratë vullnetare i cili ka kërkuar që lënda të mbyllet”, thuhet tutje në përgjigjen dhënë lajmi.net.

“Për te gjitha veprimet hetimore të lartcekura, më 21.07.2020 është konsultuar Prokurori i  Shtetit i cili ka kërkuar që lënda të skanohet dhe t’i dërgohet në adresë elektronike”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Megjithëse viktima kishte kërkuar që rasti të mbyllet, të gjitha shkresat e lëndës tashmë janë në prokurori, dhe më të njëjtat është duke u marrë ky organ ndjekës.

“Më datë 22.07.2020 të gjitha shkresat e lëndës janë skanuar dhe për mesë adresës elektronike janë dërguar  Prokurorit të Shtetit, po ashtu nga Prokurori i Shtetit është kërkuar udhëzim për veprime të mëtutjeshme. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, në bazë të udhëzimeve  të tij, do të veprohet lidhur me rastin”, ka thënë Policia e Kosovës për lajmi.net.

Në lidhje me rastin ndërkaq nuk është deklaruar ende as Ramush e as Daut Haradinaj.

Ky i fundit aktualisht mbanë postin e deputetit në AAK, teksa vëllau i tij është kryetar partie, në të kaluarën kryeministër i vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?