Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’iu duhet të paraqiten për konfirmim

Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’iu duhet të paraqiten për konfirmim

Për shkak të gjendjes pandemike në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte shtyrë afatin deri më 30 shtator për pensionistët që të paraqiteshin në Zyrën e Pensioneve. Izet Shala nga kjo ministri ka thënë se në fillim të muajit të ardhshëm do të nxirret një vendim i ri për pensionistët, bazuar edhe […]

Izet Shala nga kjo ministri ka thënë se në fillim të muajit të ardhshëm do të nxirret një vendim i ri për pensionistët, bazuar edhe nga situata me COVID-19

“Në fillim të muajit të ardhshëm do të kuptohet me një vendim tjetër nëse pensionistëve do t’u duhet të paraqiten. Por, pensionistët nuk kanë qenë të detyruar as tash të paraqiten në Zyrë, por kur kanë pasur mundësi të lajmërohen. Nuk janë suspenduar nga pagesa për shkak të moslajmërimit. Për veprime të mëtutjeshme, ne do të dalim me vendim në fillim të muajit tetor”, ka thënë ai për Kohën.

Sipas një njoftimi të MPMS-së në qershor, pensionistët nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve deri në kalimin e situatës pandemike, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Shala ka thënë se kjo do të bëhet e qartë në fillim të tetorit, atëherë kur do të bëhet e ditur nga institucionet përkatëse nëse gjendja do të jetë e sigurt.

Në kushte të rregullta, rreth 200 mijë pensionistët e disa kategorive në Kosovë, janë të obliguar të lajmërohen në Zyrën e Pensioneve dy herë në vit, sipas të dhënave të Ministrisë.

Këto rregulla janë ndryshuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Shoqata e Pensionistëve të Kosovës i kishte bërë thirrje Ministrisë që t’i njoftojë vazhdimisht pensionistët për shtyrjen e këtij afati që të mos krijohen tollovi në Zyrat për Pensione.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?