PDK: Marrëveshjet pa njohje reciproke nuk zgjidhin problemet mes Kosovës dhe Serbisë

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e sheh me shqetësim humbjen e “shansit” për të arritur njohje reciproke me Serbinë, sot në Uashington. Sipas PDK’së, “çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri”. PDK përmes një komunikate ka deklaruar se qëndrimi i tyre […]
Sipas PDK’së, “çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri”.
PDK përmes një komunikate ka deklaruar se qëndrimi i tyre ka qenë që të shkohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që garanton njohje reciproke dhe ulësen në OKB.
“PDK’ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA’së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cenim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare. Qëndrimi i PDK’së ka qenë dhe mbetet, se në Uashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cenon integritetin territorial të vendit”, thuhet tutje në deklaratën e PDK’së.












