PDK del me qëndrim ku distancohet nga Thaçi e Vetëvendosje derisa sulmon Qeverinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur qëndrimet e saj në lidhje me zhvillimet e fundit të dialogut të Kosovës me Serbinë. Kjo parti nuk ka mbështetur veprimet qeveritare dhe ka kërkuar që në vend të diskutimeve teknike të ketë diskutime politike – gjë që përbën një ndryshim themelor (ndoshta) me qëndrimin e partisë tjetër […]
Kjo parti nuk ka mbështetur veprimet qeveritare dhe ka kërkuar që në vend të diskutimeve teknike të ketë diskutime politike – gjë që përbën një ndryshim themelor (ndoshta) me qëndrimin e partisë tjetër opozitare Vetëvendosje.
PDK ka kërkuar që delegacioni shtetëror të respektojë Kushtetutën e vendit, përcjell Periskopi.
Më tej, kjo parti politike ka sulmuar edhe pranimin e Mini-Schengenit duke kërkuar në vend të tij “Shengenin”, ose liberalizimin e vizave për qytetarët.
Ky qëndrim po ashtu shpreh dallimin edhe me presidentin Thaçi.
Statusi i plotë:
Prishtinë, më 7.9.2020- Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës.
Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.
PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit.
Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e Mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës.
PDK është për Shengen, por, jo për Mini-Shengen.
PDK përshëndet paralajmërimin e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanyahu për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit të tij.
Roli i Presidentit Trump në këtë proces ishte i jashtëzakonshëm. Kjo i kontribuon hapjes së një kapitulli të ri mes dy vendeve tona.
Me qëllim të transparencës më të madhe dhe dhënies së llogarisë para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, PDK do të kërkoj seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme. F
tojmë të gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj iniciative të domosdoshme.












