Pacolli: S’ka marrëveshje perfekte, vetëm me ekonomi shkojmë drejt paqes

Pacolli: S’ka marrëveshje perfekte, vetëm me ekonomi shkojmë drejt paqes

Në Shtëpinë e Bardhë të premten, delegacioni kosovar dhe ai serb me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nënshkruar marrëveshja ekonomike e politike. Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se vendi ynë në Uashington forcoi shtetësinë e saj dhe se kush kishte dyshime për këtë tani […]

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se vendi ynë në Uashington forcoi shtetësinë e saj dhe se kush kishte dyshime për këtë tani më duhet të ndalet.

Pacolli theksoi se nuk ka marrëveshje perfekte por që sipas tij Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.

“Në Uashington, Kosova e forcoi shtetësinë e vet! Kush ka patur dyshime deri dje, mendoj se duhet të ndalet! Kosova e bëri këtë nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes me Serbinë si palë e barabartë kontraktore me të; E mundësoi në selinë e presidentit mik të shtetit më të fuqishëm të botës; E arriti sipas modelit të pajtimit të palëve ndërluftuese evropiane pas Luftës së Dytë Notërore: nëpërmjet ekonomisë; falë ndihmës amerikane, mundësoi dhe një njohje simbolike të fuqishme të shtetit të Izraelit”, tha Pacolli.

Po ashtu ai ka shtuar edhe se marrëveshja nuk është fundi i historisë por një kapitull i ri i themeluar mbi paqen.

“Marrëveshja nuk është fundi i historisë, por një kapitull i ri i saj, themeluar mbi paqen, mirëqenien, bashkëpunimin me aleatët tanë historikë. Nuk ka marrëveshje perfekte. Por kur marrëveshjet janë përparim në raport me gjendjen ekzistuese, kur ato ngrihen mbi themele të shëndosha, do të prodhojnë me siguri pasoja për mirëqenien e brezave të rinj. Marrëveshje perfekte nuk ka, por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet”, tha Pacolli për KosovaPress.

Ai theksoi se nuk ka marrëveshje perfekte por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.

Pacolli shtoi se është krenar që ka përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti sikur që është me serbët, derisa ka shtuar se kjo është pikërisht pse është i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara e të dhunuara.

“Unë jam krenar, që në krye të herës kam përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti si ky që ne kemi patur me serbët. Pikërisht pse jam i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara, të dhunuara, mes të cilëve dhjetëra familjarë të mi, e di se të fitosh paqen, mund ta bësh vetëm me ekonomi, duke menduar për fëmijët tanë, për jetën e tyre. Jam krenar që kam bashkëpunuar me nikoqirët amerikanë, për hapat që do hidhen drejt normalizimit ekonomik në marrëdhëniet midis dy vendeve”, potencoi Pacolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?