Organet e sigurisë thonë se një grua kanadeze deshi ta helmonte presidentin Trump

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se një grua kanadeze është përgjegjëse për letrat që mbanin helmin ricin e që i adresoheshin presidentit Donald Trump. Hetuesit e kanë identifikuar një grua si të dyshuar, raporton The New York Times, të informuar nga një zyrtar që kishte njohuri për çështjen, përcjell Periskopi. Dy zyrtarë të forcave të […]
Hetuesit e kanë identifikuar një grua si të dyshuar, raporton The New York Times, të informuar nga një zyrtar që kishte njohuri për çështjen, përcjell Periskopi.
Dy zyrtarë të forcave të rendit thanë se testimet kishin konfirmuar prezencën e helmit në këto letra.
Të gjitha letrat që kanë adresë Shtëpinë e Bardhë i nënshtrohen një ekzaminimi, dhe këtu ishte zbuluar helmi vdekjeprurës para se të mbërrinte në dhomën postare.
FBI dhe shërbimet e tjera të inteligjencës po hetojnë nëse ka pasur edhe dërgesa të tjera në sistemin postar.
Ricini është një helm që mund të shkaktojë një varg simptomash para se të çojë në vdekje. /Periskopi












