O’Brien: Takimi i sotëm për normalizim ekonomik nënkupton punë për të rinjtë

Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien, ka thënë se takimet e sotme ishin një raund shumë i mirë i diskutimeve mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për progresin që bënë sot në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë dhe njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë nesër, […]
Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien, ka thënë se takimet e sotme ishin një raund shumë i mirë i diskutimeve mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për progresin që bënë sot në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë dhe njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë nesër, njofton Klan Kosova.
“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë përparim real sot. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër!”, shkroi ai.












