Nushi i PSD’së i reagon Kryeziut që tha se aksioni ndaj Hotit nuk kishte vlera demokratike

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi i ka reaguar drejtori të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu pasi që ky i fundit tha se aksioni i sotëm i aktivisteve të PSD’së, ishte arrogantë dhe nuk kishte vlera demokratike. Nushi në reagimin ndaj Kryeziut shkruan se demokracia është aksion e përballje dhe se ajo nuk mund […]
Nushi në reagimin ndaj Kryeziut shkruan se demokracia është aksion e përballje dhe se ajo nuk mund të reduktohet me tryeza e workshope.
Tutje Nushi ka thënë se vet Kryeziu që kritikon partitë për mungesë demokracie është drejtor që 16 vite i KDI’së, duke aluduar se në institutin që merret me demokracinë, ka mungesë të demokracisë.
“Ismet Kryeziu udheheqe me KDI-ne qe nga viti 2006. Pra eshte drejtor qe 16 vite me shume se secili kryetar i seciles parti ne Kosove, te cilat ai i akuzon per mungese demokracie. Megjithate paska gjete me e kritiku nje aktivitet simbolik 3 minutesh te PSD-se duke e quajtur jo demokratik.
Ismet, demokracia eshte aksion e perballje. Nuk mund ta reduktosh vetem ne tryeza dhe workshope.”, ka shkruar Nushi.













