Nuk ka maska në Suedi, vazhdon rënia e rasteve të reja prej qershorit

Nuk ka maska në Suedi, vazhdon rënia e rasteve të reja prej qershorit

Suedia, që ka tërhequr vëmendjen me strategjinë më pak strikte përballë koronavirusit, ndodhet sërish e izoluar në luftën kundër epidemisë, duke vazhduar për momentin të shmangë maskën. Ndërkohë që Parisi e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha rrugët, në Stokholm, të rrallë janë ata që e mbajnë në supermarkete, zyra, autobusë […]

Suedia, që ka tërhequr vëmendjen me strategjinë më pak strikte përballë koronavirusit, ndodhet sërish e izoluar në luftën kundër epidemisë, duke vazhduar për momentin të shmangë maskën.

Ndërkohë që Parisi e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha rrugët, në Stokholm, të rrallë janë ata që e mbajnë në supermarkete, zyra, autobusë dhe metro.

Edhe pse autoritetet shëndetësore suedeze e gjykojnë pamjaftueshmërisht efikase, ata insistojnë në respektimin e distancimit social dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“Më duket pak e çuditshme. Në Suedi, i cili është një vend i vogël, ata mendojnë se dinë më mirë se pjesa tjetër e botës”, thekson Jenny Ohlsson, menaxhere e një dyqani aksesorësh në kryeqytetin suedez, ku ndodhen të gjitha llojet e maskave prej pëlhure shumëngjyrëshe.

Ndryshe nga masat e vendosura në pjesën tjetër të Europës, Suedia nuk e ka kufizuar popullsinë e saj dhe ka mbajtur kafene, bare, restorante dhe biznese të hapura, duke u kërkuar të gjithëve “të marrin përgjegjësi”.

Bilanci është i kontestueshëm me më shumë se 5 800 të vdekur dhe 84 000 raste, Suedia është mes vendeve relativisht më të prekura. Por, ndryshe nga shumë vende të Europës që ka njohur një rritje të rasteve, si Franca, Holanda, Gjermania apo Belgjika, të dhënat për Suedinë janë në rënie që prej qershorit.

Përballë kësaj tendence, autoritetet shëndetësore nuk shikojnë për momentin asnjë arsye të ndryshojnë strategjinë, duke përfshirë këtu maskat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?