Nuk e pranon fajësinë personi që akuzohet se mori 800 euro nga i dëmtuari për t’ia kryer testin e gjuhës gjermane shoqes së tij

Nuk e pranon fajësinë personi që akuzohet se mori 800 euro nga i dëmtuari për t’ia kryer testin e gjuhës gjermane shoqes së tij

I akuzuari për mashtrim, Anton Markaj, është deklaruar i pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore Pejë, dega në Istog. Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri, i pandehuri Markaj ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për veprën që i vihet në barrë, duke shtuar se […]

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri, i pandehuri Markaj ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për veprën që i vihet në barrë, duke shtuar se nuk ka të bëjë fare me rastin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Arben Mustafaj e ka caktuar seancën e radhës për 21 shtator 2020, nga ora 13:00.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 16 shkurt 2020, Anton Markaj akuzohet për veprën penale “mashtrimi”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria pretendon se i pandehuri më 22 prill 2019, në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin Ramiz Bajramaj, duke e nxitur atë që të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.

Sipas aktakuzës, i pandehuri rrejshëm i ka thënë të dëmtuarit, se në qoftë se paguan shumën prej 800 euro, shoqes së tij Shemsije Bajramaj do t’ia kryej testin e gjuhës gjermane për vizë në ambasadën e shtetit të Gjermanisë.

Në aktakuzë thuhet se, i dëmtuari të pandehurit fillimisht ia jep shumën prej 100 euro për kursin e gjuhës gjermane, 400 të tjera për garantimin e suksesit, e më pas edhe 400 të tjera pas përfundimit të testit, mirëpo siç thuhet aty, edhe përkundër kësaj, shoqja e të dëmtuarit nuk e kalon testin, për çka edhe i pandehuri nuk u lajmërohet më atyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?