Nisin problemet, disa nxënës dhe mësimdhënës në Vushtrri rezultojnë pozitiv me COVID-19

Nisin problemet, disa nxënës dhe mësimdhënës në Vushtrri rezultojnë pozitiv me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se disa mësimdhënës dhe nxënës të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj nuk ka treguar numrin e atyre që kanë rezultuar pozitiv në këtë shkollë, por se ka bërë të ditur se […]

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se disa mësimdhënës dhe nxënës të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj nuk ka treguar numrin e atyre që kanë rezultuar pozitiv në këtë shkollë, por se ka bërë të ditur se mësimi në këtë shkollë nga tani e tutje do të mbahet online, shkruan lajmi.net.

“IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka kërkuar nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të jenë bashkëpunues.

Siç ka shkruar Zemaj, nëse është nevoja do të bëhet edhe ritestimi i mësimdhënësve dhe nxënësve.

Postimi i plotë:

Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër relativisht më të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 643 teste, 63 janë pozitiv, në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë.

Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafa Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online.

Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër,

Testimi i mësimdhënësve, por edhe I nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre.

Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla.

Duke i ndihmuar njëri tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik!.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?