Nis keq mësimi në Fushë Kosovë, dy mësimdhënëse preken me COVID-19

Nis keq mësimi në Fushë Kosovë, dy mësimdhënëse preken me COVID-19

Kur ende nuk ka kaluar një javë nga fillimi i mësimit në Kosovë, gjendja në shkollat e Komunës së Fushë Kosovës është rënduar. Në njërën shkollë fillore të kësaj komune kanë rezultuar disa mësimdhënës pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për shkollën fillore “Mihal Grameno”, ku ditë me parë është bërë testimi i obliguar i mësimdhënsve […]

Kur ende nuk ka kaluar një javë nga fillimi i mësimit në Kosovë, gjendja në shkollat e Komunës së Fushë Kosovës është rënduar.

Në njërën shkollë fillore të kësaj komune kanë rezultuar disa mësimdhënës pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për shkollën fillore “Mihal Grameno”, ku ditë me parë është bërë testimi i obliguar i mësimdhënsve nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga testimi i fundit të kësaj shkolle prej 50 sosh, dje kanë rezultuar 2 mësimdhënëse me koronavirus.

Këtë e kanë konfirmuar për FaktePlus nga Komuna e Fushë Kosovës. Islam Shabani, Drejtor i Arsimit në këtë komunë, ka thënë se nga ky testim ka mësimdhënës të infektuar.

Ai thotë se mësimdhënësit e infektuar, janë izoluar që nga dita e djeshme, sipas tij deri më tani në Shkollën Fillore “ Mihal Grameno” janë testuar 50 punëtor të arsimit dhe pritet të testohen edhe 60 të tjerë.

“ Deri më tani janë testuar 100 punëtorë të arsimit, fatkeqësisht në çerdhen publike kanë dalë 5 punëtorë dhe e kemi ndërprerë punën. Rekomandimet nga IKSHPK kanë qenë që të mbyllet çerdhja. Në shkollën fillore “Mihal Grameno” janë testuar 50 punëtorë, dje kanë dalë rezultatet dhe 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Unë menjëherë kam marrë masat i kam zëvendësuar këta mësimdhënës të ciklit të ulët dhe nga dje janë në izolim”, tha ai.

Në anën tjetër drejtori i arsimit në Fushë Kosovë pohon se kjo shkollë nuk rrezikon të mbyllet nëse nuk rritet numri i të prekurve me COVID-19.

“ Shkolla nuk është rrezikuar të mbyllet sepse nuk është në përmasa të mëdha, kanë mu testuar edhe 60 punëtorë dhe nëse nuk rritet numri nuk kemi arsye për mbyllje” është shprehur Shabani.

Shabani tutje ka thënë se në të gjitha shkollat e komunës, janë bërë përgatitjet e udhëzuara nga Institucionet përkatëse.

“Mirë që kemi filluar sipas planit të ministrisë, çdo klasë e kemi ndarë në dy grupe. Nuk ka pauza mes mësimit sepse po dëshirojmë t’i ikim kontakteve. Masat si komunë i kemi marr të gjitha. I kemi dezinfektuar hapësirat shkollore dhe kemi rregulluar shenjat për distanca e të tjera”, tha Shabani.

Ndryshe në këtë komunë, ditë më parë DKA është detyruar ta mbyllë edhe çerdhen publike “Gëzimi Ynë” për shkak të infektimit të 5 punonjësve.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Tekonologjisë e ka cilësuar Komunën e Fushë Kosovës si komunën më të rrezikuar për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?