Netanyahu i lumtur që Serbia do ta zhvendosë ambasadën e vet në Jerusalem

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka paraqitur si arritje të tij politike edhe transferimin e ambasadës në Serbisë në Jerusalem, kjo pas ngjarjes që u zhvillua dje në Shtëpinë e Bradhë, transmeton Periskopi. ‘’Jam i lumtur t’ju njoftoj për një tjetër arritje të madhe në përpjekjet e mia politike për vendin tonë. Presidenti i Serbisë Aleksandër […]
‘’Jam i lumtur t’ju njoftoj për një tjetër arritje të madhe në përpjekjet e mia politike për vendin tonë. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq njoftoi se Serbia do ta transferojë ambasadën e saj në Jerusalem deri në korrik të vitit 2021. Ky është vendi i parë evropian që hap ambasadën në Jerusalem’’, ka shkruar ai në Facebook.
‘’Falenderoj mikun tim presidentin e Serbisë Vuciq për vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe kalimin e ambasadës së vendit të tij në të. Dua të falënderoj mikun tim President Trump gjithashtu për kontributin e tij në këtë arritje. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në mënyrë që më shumë vende në Evropë të lëvizin ambasadën e tyre në Jerusalem’’, shton ai.
Po ashtu përmend edhe faktin që edhe Kosova do të bëjë hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem.
‘’Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadën në Jerusalem. Siç e kam thënë ditët e fundit, rrethi i paqes dhe njohjes në Izrael po zgjerohet dhe pritet të bashkohen më shumë vende’’.PERISKOPI/












