Në njërin laborator pozitiv, në tjetrin negativ: Labët e pranojnë se nuk po i kuptojnë mirë rezultatet

Në njërin laborator pozitiv, në tjetrin negativ: Labët e pranojnë se nuk po i kuptojnë mirë rezultatet

Laboratorët janë bërë temë e rëndësishme publike në javët e fundit – krejt kjo për shkak të testimeve për Covid-19 dhe raportimeve alarmante nga qytetarët. Periskopi gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast mjaft të çuditshëm të një qytetareje që ka marrë dy rezultate të kundërta në dy laboratorë të Kosovës. Një qytetare […]

Një qytetare dje mori dy rezultate të kundërta në dy labë të ndryshëm, njëri pozitiv e tjetri negativ.

Tirana-LAB i dha asaj rezultatin negativ ndërkaq EndoMedica i dha rezultatin pozitiv.

Periskopi ka kontaktuar me Poliklinikën EndoMedica për të kuptuar më shumë mbi rastin. Specialistja e Biokimisë, Senaida Berisha, e ka pranuar se ka ndodhur një gabim nga ana e laborantes.

Siç shpjegon ajo, pacientja në fjalë, ka bërë dy analiza në një skelet.

Berisha thotë se IGG (Immunoglobulina G – një tip i antitrupit) ka qenë e theksuar tek pacientja në fjalë më shumë që nënkupton se e ka kaluar covid-19, por siç sqaron ajo IGM (Imunoglobina M – një prej shumë izotopeve të antrupit që prodhohen nga vertebrat) ka qenë pak e theksuar apo fare, që nënkupton që virusi ende është aktiv tek pacientja apo pothuajse në përfundim të tij.

Berisha thotë se është dashur të shënohej ose “e lehtë pozitive” ose “krejtësisht negative” – dhe më pas i lë fajin laborantes që e ka cilësuar pacienten si “pozitive”.

Në fakt, pacientja është cilësuar pozitive edhe në IGM por edhe në IGG.

“Testin e parë (pacientja) e ka bërë tek ne, ndërkaq testin tjetër te Laboratori Tirana-lab. Te ky i fundit e ka bërë vetëm IGM-në, ndërsa te laboratori ynë e ka bërë edhe IGG-në por edhe IGM-në. Linja e IGG-së në këtë rast është shumë e theksuar, ndërsa linja IGM është shumë e lehtë – gjë që e reflekton agresiviteti apo fortësia prej antitrupave IGG – kjo do të thotë që pacientja e ka kaluar sëmundjen.” – tha ajo për Periskopi.

“Testet janë shumë të ndjeshme; edhe shumica e vogël e trupave IGM ka reflektuar një linjë e hollë… ndoshta është dashur të shënohet negativ por përderisa ka reflektuar ajo linjë e hollë, edhe laborantja e ka shënuar si pozitiv.” – ka thënë znj.Berisha.

Periskopi ka kontaktuar edhe laboratorin Tirana-Lab.

Biokimisti Bislim Bislimi nga ky lab ka pranuar se pacientja aty e ka bërë vetëm analizëm IGM.

Bisilmi shpjegon se rezultatin  që pacientja ka marrë tek laboratori i tyre është negativ, ndërsa nëse interpretohet  rezultati i të dy laboratorëve rezulton se pacientja e ka kaluar covidin që së paku 10 ditë, ka shpjeguar Bislimi.

“ Së pari janë bërë dy analiza të ndryshme, njëra tregon nëse e ke kaluar sëmundjen që dhjetë ditë, ndërkaq tjetra tregon nëse aktualisht je e sëmurë. Njëri rezultat  tregon që anti-covid IGG-IGM, ai tregon nëse ti e ke kryer sëmundjen, te ne i ka bërë antitrupat covid IGM, cilado prej tyre që del pozitiv qofte IGG qoftë IGM rezultatit del pozitiv. Në laboratorin tim e ka bërë vetëm IGM. Interpretimin e rezultateve ende nuk po e dimë ta bëjmë ne dhe keni fillu edhe ju edhe popullata, nuk është aq e thjeshtë, ky rezultat tregon që pacientja ka kaluar covidin që së paku dhjetë ditë, por  prania e antitrupave IGG në qarkullim tregon që e ka kaluar, po të ishte pozitiv rezultati te IGM  tregon që pacienti ende është i sëmurë ka filluar të krijoj mbrojtje por ende nuk është shëruar, por tek ne është dalë që IGM është negative, që i bie pacientja e ka kaluar covid-19”, tha  biokimisti.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë  tash e tri javë ka licencuar 29 institucione shëndetësore private për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Ndërkaq të dhënat zyrtare tregojnë se 533 njerëz kanë vdekur në vend nga 13 marsi e deri më sot, 1 shtator. Ndërkohë që deri tash janë diagnostikuar më shumë se 13 mijë njerëz me këtë sëmundje./Periskopi/Besarta Hoti/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?