NATO takohet për të diskutuar rastin e helmimit të liderit opozitar rus

Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë më 4 shtator për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake. Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por […]
Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë më 4 shtator për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake.
Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohen menjëherë.
Gjermania më 2 shtator tha se testet siguruan “prova të qarta” se kritiku i Kremlinit i ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok.












