Modelja konfirmon lidhjen me Robert Berishën, thotë se nuk ia prishi martesën me Norën

Modelja konfirmon lidhjen me Robert Berishën, thotë se nuk ia prishi martesën me Norën

Modelja e njohur Xhesika Kadiu ka shkruar për herë të parë publikisht për lidhjen e saj me Robert Berishën, duke kërkuar që ata të bashkohen sërish ndërsa i është adresuar edhe fjalëve se ajo ka qenë shkaktare që Nora dhe Roberti i kanë dhënë fund martesës. Ajo tha se kishte qenë në lidhje me Robert […]

Modelja e njohur Xhesika Kadiu ka shkruar për herë të parë publikisht për lidhjen e saj me Robert Berishën, duke kërkuar që ata të bashkohen sërish ndërsa i është adresuar edhe fjalëve se ajo ka qenë shkaktare që Nora dhe Roberti i kanë dhënë fund martesës.

Ajo tha se kishte qenë në lidhje me Robert Berishën, duke ngritur kështu spekulime të mëdha rreth lidhjes së tyre dhe ndikimit që kjo lidhje pati në martesën e Robertit dhe Norës.

Xhesika shkoi aq larg, duke thënë se dëshiron që ata të bashkohen sërish dhe se do vazhdojë ta dojë Robertin përgjithmonë.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim.

Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete.

Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret.

Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar.

Është diçka që nuk mund të ndalet.

Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër.

Ne kemi një jetë për të jetuar.

E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër.

Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë.

Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona.

Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur.

Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne.

Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës.

Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri.

Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty.

Të dua tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar modelja.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya