Mjekët në QKUK shpëtojnë një foshnje serbe, nëna: Çdo serb të trajtohet këtu, na pritën shumë mirë

Mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës 9 muajshe- me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë. Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi. Foshnja e gjinisë mashkull […]

Mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës 9 muajshe- me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi.

Foshnja e gjinisë mashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit.

Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë dhe sot do të lirohet për në shtëpi.
Milica Stojkovic, nëna e fëmijës, ka falënderuar mjekët për punën e bërë, derisa ka mbetur e habitur me pritjen dhe shërbimet e ofruara.

“Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha Stojkovic.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?