Ministria e Shëndetësisë thotë se ka blerë 165 mijë vaksina kundër gripit

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka blerë 165 mijë vaksina kundër gripit

Në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit, gripi sezonal i shton edhe më shumë shqetësimet e personelit mjekësor, për shkak të drojës së gjendja mund të rëndohet.    Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke u premtuar qytetarëve se tashmë janë 165 mijë doza të vaksinave kundër gripit, […]

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke u premtuar qytetarëve se tashmë janë 165 mijë doza të vaksinave kundër gripit, që do shpërndahen në tetor.

Stafi mjekësor dhe pacientët janë të shqetësuar për faktin se po afrohet periudha e gripit sezonal, përderisa COVID-19 është ende i pranishëm dhe aktiv.

“Simptomatologjia është shumë e ngjashme ka fillua paniku edhe te pacientët edhe te stafi mjekësor, ndryshimet janë shumë të pakta ndoshta një lodhje më e madhe, dhe paraqitja e simptomave është shumë më e vrullshme te  COVID sesa te gripi sezonal. I vetmi shpëtim është vaksinimi”.

Doktoresha Drita Peqani, thotë se për gripin sezonal më të rrezikuarit janë fëmijët gjë që dallon nga COVID-19, pasi që simptomat janë më të rënda.

“Te gripi sezonal janë si grupmoshë e rrezikuar janë fëmijët nën  moshën 5-vjecare, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët të cilët kanë sëmundje kronike sidomos ato respiratore, me diabet, me sëmundje kardiovaskulare”, deklaroi më tej Drita Peqani.

Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit gusht, pati hapur tender për furnizim me rreth 400 mijë vaksina sezonale. Por, tenderi është anuluar për shkak të tejkalimit të çmimit. Tani procesi i tenderimit është në trajtim nga organet përkatëse ndërsa MSH thotë për Dukagjinin se janë siguruar 160 mijë doza të vaksinave.

“MSh nga buxheti i saj deri tash ka blerë për sivjet 165 000 vaksina kundër gripit sezonal, kontigjentet e para të së cilave fillojnë të shpërndahen në tetor për grupet e rrezikut (të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe shtatzënat), kurse pjesa tjetër prej rreth 350 000 të tjerave do të blihen më vonë, për shkak se tenderi aktual është anuluar nga MSH-ja pasi kompania e vetme ofertuese kishte ofruar një çmim shumë fish më të lartë se vlerat e parashikuara dhe me çmim më të lartë se vitet e kaluara”.

Qytetarët udhëzohen të kujdesen për vete duke u ushqyer shëndetshëm, duke mbajtur maskën, respektuar distancën dhe duke mbajtur higjienën personale./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?