Ministri gjerman i Shëndetësisë pështyhet dhe abuzohet në mënyrë homofobike nga protestuesit

Ministri gjerman i shëndetësisë u fishkëllye, u pështy dhe u abuzua verbalisht në formë homofobike nga protestuesit që po kundërshtojnë masat kundër koronavirusit që u ndërmorën pas rritjes së numrit të tyre. Politikani konservator Jens Spahn, një figurë kyçe në menaxhimin e pandemisë në Gjermani, të shtunën u konfrontua nga një turmë protestuesish jashtë një […]
Politikani konservator Jens Spahn, një figurë kyçe në menaxhimin e pandemisë në Gjermani, të shtunën u konfrontua nga një turmë protestuesish jashtë një eventi për zgjedhjet lokale në North-Rhine të Westphalisë.
Një video e këtij ballafaqimi në Bergisch Gladbach shfaq Spahnin, i cili është gay, duke hequr maskën për të folur me protestuesit vetëm për t’u përballur më pas me britmat “turp”, “hiqu”, dhe “derr gay”, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Mniistri kritikoi protestuesit duke thënë “që rrinë vetëm brenda botës së tyre të Facebook-ut e WhatsAppit, dhe që po bëhen edhe më agresivë dhe që nuk mund të pranojnë opinionet e ndryshme”.
Spahn, popullariteti i të cilit është rritur ndjeshëm në Gjermani, është ngritur edhe pse është bërë figurë e urryer mes mohuesve të koronavirusit dhe skeptikëve të karantinave./Periskopi












