Marigona Geci, në emër të familjes: Falemnderit Amerikë për Marrëveshjen e Washingtonit

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës në lidhje me dialogun e Kosovës me Serbisë dhe marrëveshjen e Washingtonit. Ajo ka shprehur miratimin e saj me një marrëveshje të tillë duke thënë që Kosova duhet të mbrojë miqtë e saj ndërkombëtarë. “As në pikën për liqenin e Ujmanit nuk […]
Ajo ka shprehur miratimin e saj me një marrëveshje të tillë duke thënë që Kosova duhet të mbrojë miqtë e saj ndërkombëtarë.
“As në pikën për liqenin e Ujmanit nuk kemi humbur asgjë,” – thotë znj.Geci, përcjell Periskopi.
Geci ka shprehur domosdoshmërinë për bërjen e fizibilitetit në këtë liqen.
“Të gjitha njohjet Kosova i ka falë Amerikës. Prandaj, edhe çështja e moratoriumit është e mirë. Në vend se t’i gëzohemi faktit se Amerika e ndali fushatën serbe për çnjohje, ne vajtojmë kot.” – tha ajo.
Asgjë të keqe nuk kemi nga kjo marrëveshje, ka thënë ajo duke thënë edhe se kryeministri Hoti ka krijuar miqësi me presidentin amerikan Donald Trump./Periskopi












