Lukashenko i thotë Putinit “dostin e ke në hall”, ai ia jep 1,5 miliard dollarë

Lukashenko i thotë Putinit “dostin e ke në hall”, ai ia jep 1,5 miliard dollarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u pajtua me homologun e tij bjellorus, Alyalsamdr Lukashenka, për një hua prej 1.5 miliard dollarësh për Minskun, edhe pse tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë. Putin dhe Lukashenka u takuan të hënën në Soçi të Rusisë, për herë të parë prejse kanë nisur […]

Putin dhe Lukashenka u takuan të hënën në Soçi të Rusisë, për herë të parë prejse kanë nisur protestat kundër regjimit në Bjellorusi, muajin e kaluar.

Lukashenko i tha Putinit se “një mik është në telashe,” në fillim të takimit, duke e falënderuar atë për mbështetjen e tij, shkruan The Guardian, transmeton Periskopi.

Shkas i protestave është bërë rizgjedhja e diskutueshme e Lukashenkës në zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenka, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994, ka fajësuar “ndërhyrjen e huaj” për protestat.

Policia ka arrestuar dhe rrahur brutalisht mijëra protestues, veprime këto që janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përveç njoftimit për huanë, Putin sinjalizoi edhe mbështetje ushtarake për Lukashenkën, duke thënë se bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve do të vazhdojë.

Para-trupat ruse i filluan stërvitjet e përbashkëta me forcat bjelloruse të hënën.

Putin po ashtu i mbështeti planet për reformën kushtetuese në Bjellorusi, të shpallura më herët nga Lukashenka.

Megjithatë, opozita në Bjellorusi i ka hedhur poshtë ato, duke thënë se regjimi përpiqet të ruajë pushtetin, me gjithë manipulimet në zgjedhje.

Putin tha se u takon bjellorusëve ta zgjidhin vetë krizën.

Lukashenka tha se Bjellorusia duhet të mbajë lidhje të ngushta me “vëllain e madh” – Rusinë.

Takimi në Soçi pasoi fundjavën e pestë radhazi të protestave në Minsk dhe qytete të tjera bjelloruse.

Protestat e së dielës mblodhën dhjetëra mijëra bjellorusë në rrugë, që bënin thirrje për largimin e Lukashenkës nga pushteti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?