Liderja e protestave në Bjellorusi akuzohet për siguri kombëtare

Organizatorja e protestës bjelloruse Maria Kolesnikova është akuzuar për nxitje të minimit të sigurisë kombëtare, thonë zyrtarët. Tri gra kanë udhëhequr një lëvizje masive të opozitës, por ajo është e vetmja që nuk u dëbua, njofton Klan Kosova. Kolesnikova thuhet se i ishte grabitur pasaporta kur autoritetet u përpoqën ta dëbonin nga vendi. Për pesë […]
Tri gra kanë udhëhequr një lëvizje masive të opozitës, por ajo është e vetmja që nuk u dëbua, njofton Klan Kosova.
Kolesnikova thuhet se i ishte grabitur pasaporta kur autoritetet u përpoqën ta dëbonin nga vendi.
Për pesë të dielat e fundit, të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar lidhur me ato që po shihen gjerësisht si zgjedhje të manipuluara, shkruan BBC.
Presidenti Alexander Lukashenko pretendon për një fitore të shumicës dërrmuese në zgjedhjet e nëntë gushtit, por një goditje brutale e protestave fillestare kundër rezultatit vetëm nxiti zemërimin e popullit.
Svetlana Tikhanovskaya, e cila qëndroi kundër Lukashenkos si kandidate e opozitës, tha se ajo fitoi zgjedhjet. Ajo u detyrua të ikë në Lituani pak kohë më vonë.












