Lideri i opozitës ruse pas helmimit thotë se mund të marrë frymë vetë, pa ndihmë të jashtme

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha se është në gjendje të marrë frymë vetë dhe se, në përgjithësi, ndjehet vetja e tij. Navalny është duke u mjekuar në një spital të Berlinit, pas helmimit me agjent nervor. “Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë […]

Navalny është duke u mjekuar në një spital të Berlinit, pas helmimit me agjent nervor.

“Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, tha Navalny të martën në një postim në Instagram.

“Në përgjithësi ndjehem vetvetja. Nuk kam përdorur ndonjë ndihmë të jashtme, madje as ndihmën më të thjeshtë në fytin tim”, tha Navalny, i cili publikoi edhe një fotografi ku shihet i ulur në shtrat.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.

Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Të hënën, Gjermania tha se edhe dy laboratorë të pavarur – njëri në Suedi, tjetri në Francë – kanë konfirmuar se Navalny është helmuar me Noviçok.

Autoritetet ruse, megjithatë, kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?