Leedsi bëhet qyteti më i madh britanik që kërkon ofrimin e rrogave pa punë për qytetarët

Leedsi është bërë qyteti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar që ka bërë thirrje për vendosjen e të ardhurave bazike univerzale si në formë të pilot projektit, pas një votimi në këshillin e qytetit. Këshilltarët nga Partia Laboriste, Liberal-Demokratët dhe të Gjelbrit kanë mbështetur një lëvizje të tillë duke thënë se politika mund të […]
Këshilltarët nga Partia Laboriste, Liberal-Demokratët dhe të Gjelbrit kanë mbështetur një lëvizje të tillë duke thënë se politika mund të ofrojë siguri financiare për njerëzit që janë goditur rëndë nga pandemia.
Të ardhurat bazike univerzale ose OBI përfshin dhënien e një pagese të pakushtëzuar te të gjithë qytetarët, qofshin në punë ose jo, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Politika është diskutuar gjerësisht në mbarë vendet e zhvilluara në vitet e fundit, dhe ka marrë mbështetje të madhe edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.
Testimet e nivelit më të lartë deri tash kanë ndodhur në Finlandë, ku studimi dy vjeçar gjeti se ata që ishin përfshirë ishin më të lumtur dhe kishin mirëqenie më të lartë. /Periskopi












