Lajçak thotë se në Bruksel u diskutua për pretendime pronësie e financiare

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka postuar fotografi me negociatorët Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq nga takimi i sotëm në Bruksel. Në rrjetin social Twitter, Lajçak ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. “Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe […]
Në rrjetin social Twitter, Lajçak ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore.
“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuar kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë”, ka shkruar Lajcak.
Gjuriq dje i ka replikuar diplomatit sllovak se për palën serbe në takimin e sotëm do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sot Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni tha se në takim nuk është diskutuar për Asociacionin edhe pse delegacioni serb ka bërë përpjekje që kjo temë të hapet.












