Kushner: Brenda disa muajsh edhe një vend arab mund të normalizojë raportet me Izraelin

Kushner: Brenda disa muajsh edhe një vend arab mund të normalizojë raportet me Izraelin

Autoritetet e Bahreinit i thanë Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, se stabiliteti në rajonin e Gjirit mbështetet në Arabinë Saudite, tha agjencia shtetërore e lajmeve BNA. Kushner po viziton vendet e Gjirit pas një marrëveshjeje të 13 gushtit midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet. Arabia Saudite, aleati i […]

Autoritetet e Bahreinit i thanë Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, se stabiliteti në rajonin e Gjirit mbështetet në Arabinë Saudite, tha agjencia shtetërore e lajmeve BNA.

Kushner po viziton vendet e Gjirit pas një marrëveshjeje të 13 gushtit midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet.

Arabia Saudite, aleati i ngushtë i Bahreinit, ka thënë se çmimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin është krijimi i një shteti sovran palestinez me Jerusalemin si kryeqytet.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, shpreson që brenda disa muajsh, edhe një vend tjetër arab do të normalizojë raportet me Izraelin.

Ai këto komente i bëri të hënën pasi mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe i shoqëruar nga zyrtarë izraelitë në fluturimin e parë komercial midis dy vendeve.

Asnjë shtet tjetër arab nuk ka thënë deri më tani se po mendon të veprojë sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ranë dakord të normalizonin lidhjet me Izraelin në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Egjipti dhe Jordania kanë arritur marrëveshje paqeje me Irzaelin dekada më parë, por shtetet e tjera arabe kanë mbajtur prej kohësh qëndrimin që Izraeli duhet të pranojë që t’u japë më shumë tokë palestinezëve për një shtet të tyrin, përpara se të normalizojnë lidhjet me të.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po nxisin më shumë vende arabe të ndjekin rrugën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri i inteligjencës së Izraelit ka përmendur Bahreinin dhe Omanin.

Kushner përveç Bahreinit do të vizitojë edhe Arabinë Saudite dhe Katarin gjatë turneun e tij në Lindje të Mesme

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?