Kurti thotë se Vetëvendosje po ndryshon lëvizje: Nga sharjet te propozimet

Kurti thotë se Vetëvendosje po ndryshon lëvizje: Nga sharjet te propozimet

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot një status mjaft domethënës pasi ka treguar që partia e tij po krijon një program dhe plan të Qeverisjes Alternative për vendin – duke mos u bërë thjesht një parti që merret me gjuhë pasionante nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes si në të kaluarën. “Qytetarët e […]

“Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë që subjekti politik më i madh i vendit të mos luajë rolin vetëm të opozitës, por të propozojë zgjidhje specifike, të mirëmenduara dhe të hollësishme për ta nxjerrë vendin tonë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe politike në të cilat gjendemi.” – ka shkruar z.Kurit.

Këtë riorientim të Vetëvendosjes, Kurti duket se e ka bërë pas një diskutimi frymëzues me Zoom me profesiorin e mirënjohur të çështjeve ekonomike, Ha-Joon Chang, përcjell Periskopi.

Chang ka kritikuar Qeverinë Hoti – sipas Kurtit – për planin e saj për lejimin e tërheqjes së 10 përqindëshit të fondeve të Trustit pensional. Në vend të kësaj ai ka dhënë idenë për shfrytëzimin e diasporës e cila do të investonte në Kosovë nëpërmjet letrave me vlerë.

Nuk dihet nëse Qeveria Hoti do të shqyrtojë këtë propozim nga ana e profesorit Chang.

Vetëvendosje është kritikuar vazhdimisht se nuk ka pasur alternativë serioze qeverisëse ndërsa kritikonte të gjitha qeveritë e kaluara. Të shohim nëse kësaj here kjo parti do të ofrojë diçka më përmbajtësore. /Periskopi 

Statusi i plotë: 

Zoom me Ha-Joon Chang

Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të Qeverisjes Alternative, sot kam pasur nderin për të mbajtur një takim virtual me një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar. Ky profesor do të na ndihmojë për programin dhe planin tonë të Qeverisjes Alternative. Profesori Chang është ekonomist i famshëm për përpjekjet e tij për të përshkruar një verzion të kapitalizmit që eshtë jo vetëm më i barabartë por edhe më efiçient sesa ai me të cilin jemi mësuar. Librat e profesorit Chang, që disa vjet, kanë qenë një prej frymëzimeve për programin socio-ekonomik të Lëvizjes sonë.

Në takimin tonë 90 minutësh, kemi folur gjerë e gjatë, jo vetëm në nivelin e përgjithshëm, por edhe duke trajtuar në hollësi sfidat e posaçme me të cilat Kosova po përballet në këtë fazë të zhvillimit të saj, si dhe mundësitë e veçanta të cilat Republika jonë duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum, në mënyrë që të garantojmë suksesin tonë zhvillimor gjatë viteve të ardhshme.

Prof. Chang tha se ekziston zgjedhja midis varieteteve të kapitalizmit dhe se nga shtetet e tjera e kohërat e tjera duhet të mësojmë e të mos imitojmë.

Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm.

Në vend të këtij propozimi të cilin ai e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, profesori Chang ka propozuar një nismë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Duke marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike dhe patriotike të mërgatës sonë, ai rekomandon që të krijohet për mërgimtarët mundësia për të investuar në të ardhmen e Kosovës përmes letrave me vlerë, përfitimi prej të cilave do të varej të paktën pjesërisht nga rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të ardhshme. Në këtë mënyrë, Kosova do të mund t’i plotësojë nevojat e menjëhershme të qytetarëve në këtë kohë të vështirë dhe njëkohësisht t’i bëjë mërgimtarët hisedarë dhe aksionarë të vërtetë të së ardhmes së Kosovës, pa e rrezikuar fare mbijetesën e Trustit pensional apo institucioneve të tjera më jetike të Republikës sonë. Në parim, shumë më mirë e më lirë është të huazojë qeveria sesa qytetarët, sidomos në kohë krizash si kjo e tanishmja; në një vend me pak eksport e shumë import si Kosova futja e duarve në Trustin pensional vetëm sa e rrit deficitin tregtar, tha Chang.

Gjatë javëve në vijim, Qeverisja Alternative, në konsultim me ekspertët më të shquar vendorë dhe botërorë, do të shpalosë edhe ide dhe propozime të tjera të kalibrit më të lartë të mundshëm. Në mungesë të një qeverie edhe minimalisht të aftë për t’u përballur me sfidat e konsiderueshme që po i hasim, qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë që subjekti politik më i madh i vendit të mos luajë rolin vetëm të opozitës, por të propozojë zgjidhje specifike, të mirëmenduara dhe të hollësishme për ta nxjerrë vendin tonë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe politike në të cilat gjendemi.

Bashkë me mua në këtë takim ka qenë ish këshilltari i kryeministrit për të drejtat e njeriut në qeverinë tonë, z. Tienmu Ma.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?