Kurti fyen dinjitetin e gazetarëve në Washington: Po i shpallin dashuri Grenellit

Ish-kryeministri dhe lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se delegacioni i Kosovës në SHBA përbëhet nga gazetarë e politikanë dhe se këta, po i shpallin dashuri emisarit Richard Grenell. “Kryeministri Koti mund t’i tradhëtojë vetëm ata 25 mijë votues të tij. Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikanë e gazetarë duke i shpallur ndërmjetësit […]
“Kryeministri Koti mund t’i tradhëtojë vetëm ata 25 mijë votues të tij. Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikanë e gazetarë duke i shpallur ndërmjetësit dashuri të njëanshme dhe besim, Grenelli palën kosovare e ka, tash duhet t’ia shuajë ankesat dhe pakënaqësitë popullit serb.” – ka thënë ai.
Ndryshe, pala kosovare dhe ajo serbe tashmë veç se pritet që për pak të fillojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithëse kësaj here nuk po diskutohet për tema politike, z.Kurti sërish nuk i ka dhënë mbështetje as dialogut për tema ekonomike.












