Kryeprokurori i Gjilanit: Në aksionin në Karaçevë u arrestuan 35 persona, operacioni do të vazhdojë

Kryeprokurori i Gjilanit: Në aksionin në Karaçevë u arrestuan 35 persona, operacioni do të vazhdojë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka dhënë detaje rreth aksionit të mbrëmshëm në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Në një konferencë për media, Jetishi ka treguar se deri tash janë arrestuar 35 persona gjatë këtij aksioni. Në mesin e të arrestuarve, janë edhe 12 zyrtarë policorë. Jetishi ka deklaruar se prokuroria do të […]

Në një konferencë për media, Jetishi ka treguar se deri tash janë arrestuar 35 persona gjatë këtij aksioni. Në mesin e të arrestuarve, janë edhe 12 zyrtarë policorë.

Jetishi ka deklaruar se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë për të pandehurit, derisa ka bërë me dije se aksioni do të vazhdojë edhe më tutje.

“Ju njoftojmë se prokuroria pas një hetimi të gjatë, gati 1-vjecar,  mbrëmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar një aksion në Karaçevë të Kamenicës dhe në Rajonin e Prishtinës. Nga ky aksion, deri tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar, ku 12 prej tyre janë zyrtarë policorë. Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë për ta. Përveç arrestimeve, janë rrënuar të gjitha kazinot në atë pjesë. Operacioni do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Kryeprokurori i Gjilanit.

Ndryshe, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Aksionin e Policisë e kanë përcjellë nga afër edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

E se një aksion i tillë do të ndodhte e kishte paralajmëruar në seancën e djeshme vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu ishte thirrur dje në interpelancë në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Gjatë fjalës së tij, ai kishte treguar se si në kohën sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti, kishte kërkuar që të kryenin një operacion për mbylljen e kazinove në atë pjesë, por siç thotë, Kurti nuk i kishte dhënë leje.

“Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, por nuk ka leju. Shko pyete”, ka thënë Veliu

Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.

“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, tha dje Veliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?