Kryeministri Hoti ishte kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik, ja çfarë kishte thënë

Kryeministri Avdullah Hoti më 30 korrik të këtij viti ishte shprehur kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Ai kishte thënë nuk ka një të tillë në përgjigjen se a do t’i bashkohej inciativës së kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “S’ka Mini-Shengen Ballkanik. Por, ka integrime europiane dhe bashkëpunim sa më të mirë […]
“S’ka Mini-Shengen Ballkanik. Por, ka integrime europiane dhe bashkëpunim sa më të mirë në rajon. Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik për të mirën e qytetarëve të gjithë regjionit”.
Kujtojmë se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, derisa një nga pikat parasheh anëtarësim të barabartë në mini-Schengenin Ballkanik të Kosovës dhe Serbisë.
Në nënshkrimin e marrëveshjes mori pjesë edhe Hoti e i cili ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme në Shtëpinë e Bardhë, është një moment i rëndësishëm për Kosovën por dhe rajonin.
Tutje ai tha se me këtë ujdi Kosova bëri edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
”Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë së bashku”.
”Ne bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve”.
”Ne kemi të njëjtat vlera, demokracinë. Ne jemi për nisjen sa më të shpejtë të implementimit të kësaj marrëveshjeje”./Periskopi/












