Krokodili i rrallë mban 100 bebe në kurriz pas çiftimit me 7-8 femra

Krokodili i rrallë mban 100 bebe në kurriz pas çiftimit me 7-8 femra

Të dalësh shëtitje me fëmijët merr një kuptim krejt tjeter për prindërit krokodilë. Në këtë imazh të fotografit indian Dhritiman Mukherjee, një krokodil mashkull ‘garial’ në ujërat e parkut kombëtar Chambal pret me durim teksa më shumë se 100 bebe një muajshe të tij i ngjiten në kurriz për të udhëtuar me të. “Ka krokodilë […]

Të dalësh shëtitje me fëmijët merr një kuptim krejt tjeter për prindërit krokodilë.

Në këtë imazh të fotografit indian Dhritiman Mukherjee, një krokodil mashkull ‘garial’ në ujërat e parkut kombëtar Chambal pret me durim teksa më shumë se 100 bebe një muajshe të tij i ngjiten në kurriz për të udhëtuar me të.

“Ka krokodilë të tjerë që i mbajnë bebet e tyre në gojë,” thotë eksperti britanik i zvarranikëve Patrick Campbell.

“Por garial-ët indianë kanë një morfologji të pazakontë të gojës e turirit dhe kjo nuk është e mundur, prandaj bebet ngjiten në kokën e kurrizin e tyre për mbrojtje apo për të krijuar lidhjen me të”, shton ai.

Krokodilët garialë arrijnë deri në 4.5 metra gjatësi dhe peshojnë rreth 900 kilogramë. Ata quhen kështu prej gungave në fund të turirit të meshkujve të njohura si ‘ghara’ në gjuhën indiane. Me këto gunga ata fuqizojnë tingujt e tyre dhe fryjnë fluska gjatë sezonit të çiftimit.

Mukherjee thotë se kishte fotografuar babanë në pamje duke u çiftuar me shtatë apo tetë femra të ndryshme për të arritur pjellorinë e më shumë se 100 bebeve.

Garialët janë një specie e rrezikuar krokodilësh, me rreth 650 adultë të mbetur në ujërat e Indisë e Nepalit. Në rezervatin indian të Chambal gjenden rreth 500 ekzemplarë të rritur.

Foto e Mukherjee është një nga 100 “më të rekomanduarat e konkurimit të këtij viti “Wildlife Photographer of the Year” të mbajtur në muzeumin e historisë natyrale në Londër dhe do të përfshihet në ekspozitën e tij.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik