Krasniqi: Takimi në Washington ishte historik veç për Hotin, jo për Kosovën, unë s’po di me gjetë diçka historike

Krasniqi: Takimi në Washington ishte historik veç për Hotin, jo për Kosovën, unë s’po di me gjetë diçka historike

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur gjatë debatit që po zhvillohet në Kuvend për Marrëveshjen e Washingtonit, duke thënë se nuk mund të quhet takim historik për Kosovën, por vetëm për kryeministrin Avdullah Hoti. Krasniqi ka thënë para deputetëve se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte takim historik vetëm për Avdullah Hotin dhe jo […]

Krasniqi ka thënë para deputetëve se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte takim historik vetëm për Avdullah Hotin dhe jo për Kosovën. Ai po ashtu kritikoi Qeverinë Hoti për numrin e madh të zyrtarëve që udhëtuan për SHBA, raporton Periskopi.

“Shumica e deputetëve e thanë që ka qënë një takim historik, ka qenë takim historik për juve kryeministër, fotografia ka me ju nderu tanë jetën dhe prezenca në zyrën Ovale, për juve, por jo për historinë e Kosovës, çka ka historike, nuk po muj me gjet, keni nënshkrun një flet A4, por nuk keni arritë marrëveshje, edhe vet keni deklaruar që nuk është marrëveshje dhe nuk e sjelli Kuvend, qysh munet me kanë historike, kur se ka vulen e Kuvendit”

“Pse bre shkuat kaq shumë me delegacion, une personalisht jam ndje keq kur ju kom pa ashtu, sepse u dokshi si përfaqësues të fiseve e jo të shtetit”, ka thënë ai në Kuvend.

Tutje Krasniqi ka folur edhe për mosbesimin që kanë partnerët e koalicionit ndaj Hotit, duke thënë se iu ‘dërguan njerëz për të parë se mos po gaboni’

“A ju kanë çu njerëz që mos po gaboni apo po bëni ndonjë kompromis, sepse nuk po ju besojnë a çka, edhe shumica metën në korridore, e me ba një selfie para Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu e cilësoi si pozitive vet faktin që ky takim është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë sepse sipas tij SHBA janë shtet mik i Kosovës, duke e ditur se dy kryeminisrat tjerë kanë rrezikuar marrëdhëniet me Amerikën.

Për paralajmërimin e Izarelit që do ta njoh Kosovën, sipas Krasniqit pa notë verbale nuk mund të thuhet se Izraeli ka njohur Kosovën si shtet, por vetëm është paralajmëruar.

Ai po ashtu ka kritikuar Hotin edhe për çështjen e Ujamanit dhe Mini-Shengenit si dhe tema të tjera që kanë qenë të përfshira në Marrëveshjen e Washingtonit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?