Koronavirusi në Francë: Rastet e infektimeve dyfishohen çdo dy javë, spitalet në alarm

Koronavirusi në Francë: Rastet e infektimeve dyfishohen çdo dy javë, spitalet në alarm

Zyrtarë të lartë në Francë paralajmëruan të hënën se numri i rasteve me COVID-19 po dyfishohet çdo dy javë në radhët e popullsisë së Parisit dhe të prekurit mund të kërkojnë terapi intensive në reparte tashmë të mbipopulluara. Sikurse vende të tjera evropiane, Franca është përballur me një rritje të re të rasteve me coronavirus, […]

Sikurse vende të tjera evropiane, Franca është përballur me një rritje të re të rasteve me coronavirus, ndërsa qeveria ka premtuar shtimin e testeve dhe forcimin e masave në zonat me infeksion të lartë, për të shmangur një rikthim të bllokadës së përgjithshme të vendosur më herët gjatë vitit.

Drejtori i spitaleve të rajonit të Parisit, Martin Hirsch deklaroi se pavarësisht një ritmi më të ulët të infektimeve krahasuar me pranverën, numri i shtrimeve në spitale po dyfishohet çdo muaj.

“Rastet dyfishoheshin çdo tre ditë në fillim të marsit, ndërsa tani dyfishimi ndodh çdo dy javë. Të paktën kështu konstatuam javën e kaluar. Në spitalet tona, shifra e të shtruarve dyfishohet çdo tre javë ose çdo muaj, pra po dyfishohet më ngadalë dhe kjo është arsyeja përse nuk po ndjejmë të njëjtën shkallë urgjence që ndjemë në pranverë. Por sërish shifrat po rriten, ndaj dhe ne duam ta ndryshojmë këtë trend dhe mund ta bëjmë”, është shprehur Hirsch.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm, sidomos në eventet private. Në një artikull të publikuar të dielën në një gazetë, 6 mjekë bënin thirrje që ato të shmangeshin.

Bilanci i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë këtë vit në spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve në Francë ka arritur në 30,916 dhe 6 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?