Komisioni Hetimor për pandeminë COVID-19 fton për intervistim ish-ministrin, Arben Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë në komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, të mërkurën e ardhshme, pra me 23 shtator. Vendimi për raportimin e tij u marrë me shumicë votash nga anëtarët e këtij komisioni. Fillimisht u propozua që ai të merret në intervsitim më 22 shtator, por më […]
Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë në komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, të mërkurën e ardhshme, pra me 23 shtator.
Vendimi për raportimin e tij u marrë me shumicë votash nga anëtarët e këtij komisioni. Fillimisht u propozua që ai të merret në intervsitim më 22 shtator, por më pas u vendos që ministri të lihet i fundit për raportim.
Vitia do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve më 23 shator, prej orës 14:00. Para tij në raportim do të vijë Izet Sadiku, menaxher i karantinës që u vendos në Qendrën e Studentëve.
Përderisa të martën do të intervistohen Valdet Hashani nga ora 11:00, kurse prindi i Arben Muslit, i cili vdiq në këtë Qendër, do të intervsitohet nga ora 14:00.












