Ismaili – Hotit: Mashtruat për njohje, negociuat për resurset tona dhe rrezikuat Kosovën

Ismaili – Hotit: Mashtruat për njohje, negociuat për resurset tona dhe rrezikuat Kosovën

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri Hoti ka mashtruar qytetarët duke u nisur në SHBA për marrëveshje finale e duke mos e realizuar një të tillë. Madje, Ismaili ka thënë se delegacioni i Kosovës që udhëtoi në SHBA, e i udhëhequr nga kryeministri […]

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri Hoti ka mashtruar qytetarët duke u nisur në SHBA për marrëveshje finale e duke mos e realizuar një të tillë.

Madje, Ismaili ka thënë se delegacioni i Kosovës që udhëtoi në SHBA, e i udhëhequr nga kryeministri Hoti, është delegacioni i parë që ka negociuar për resurset e vendit.

“Premtuat njohje. I bindur, në kufi të arrogancës. Por, i mbërthyer nga iluzionet e pushtetit, jo që nuk e arritët njohjen, por përkundrazi po e largoni Kosovën nga mundësia e njohjes”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka thënë se dialogu i Kryeministrit Hoti mund të ilustrohet me një vozitës që ka hyrë në një rreth-rrotullim dhe është i kënaqur me vetveten aq shumë saqë nuk i pengon që bën të njëjtën rrugë.

“Kjo shihet më së miri me temat që jeni duke i trajtuar. Të kaluara e të mbyllura, që nga koha e Edita Tahirit, ju po kaloni nëpër të njëjtat tema, e po i shqyrtoni si të reja.

Çdo rrotullim i juaji në rreth, po duartrokitet nga Serbia. Sepse, edhe ata po çuditen me çfarë lehtësie po jua lejon hapjen e temave të vjetra e të mbyllura. Kjo sjellje e juaja – në temat që janë konsideruar të mbyllura për Kosovën, është e rrezikshme”, ka shtuar Ismaili.

Uran Ismaili ka thënë se   Qeveria Hoti, me ekipin masiv, e ka përkeqësuar dialogun, duke ia shtuar Kosovës edhe një problem tjetër – atë të kontestimit të pronësisë së pasurive natyrore të Kosovës.

“Është hera e parë në historinë e Republikës tonë që përfaqësuesit tanë shtetërorë negociojnë për resurset tona dhe që pasuritë tona të pazëvendësueshme i bëjnë objekte të pazareve me Serbinë.  Shteti ynë deri tash ka zotëruar dhe menaxhuar i vetëm Ujmanin. Abdullah Hoti, me delegacionin e tij të madh, ka arritur që ta bëjë Serbinë bashkëpronare në arterien kryesore të ujit të Kosovës. Duke e bërë Serbinë hisedare të Ujmanit, Hoti ka hapur derën e kahmotshme të kërkesës së Serbisë – ndarjen e resurseve të Kosovës”, ka thënë Ismaili.

Më tej, Ismaili ka thënë se e keqja është se dobësimi i pozicionit të Kosovës në Dialog është bërë nga kapërcimet e pozicioneve të Kryeministrave Hoti dhe Kurti nga njëri pol në tjetrin. Pa strategji dhe pa platformë, të udhëhequr vetëm nga ambiciet e tyre politike.

“Zemërimi dhe Paranoja e Albin Kurtit u zëvendësua me Naivitetin e Abdullah Hotit. Një ekstremist politik u zëvendësua me një burokrat pa pushtet.   Dhe kështu, shanset që populli i Kosovës ta ketë të garantuar njohjen, me një marrëveshje finale, humbën një nga një si rezultat i luftës së brendshme të partive politike që janë e që ishin në pushtet.  Dje, me i rëndësishëm ishte dominimi i Albin Kurtit ndaj Agim Veliut sesa ndaj Marko Gjuriqit. E sot, më i rëndësishëm duket dominimin i Abdullah Hotit ndaj Vjosa Osmanit sesa ndaj Vucicit”, tha Ismaili.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?