Ish Sekretarja Sanders tregon çka bëri Trumpi kur Kim Jong-un ia bëri me sy duke flirtuar

Presidenti amerikan Donald Trump i kishte thënë ish-sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë që “duhej të shkonte në Kore të Veriut dhe ta bënte një sakrificë për ekipin”, pasi diktatori Kim Jong-un ia kishte bërë me sy gjatë samitit në Singapor në qershor të 2018-s. “Kim Jong-uni ta gjuajti!” i kishte thënë Trumpi i […]
“Kim Jong-uni ta gjuajti!” i kishte thënë Trumpi i gëzuar, sipas memoareve të Sandersit. “E bëri. Ai ta gjuajti!”
Libri “Duke folur me veten” do të publikohet të martën tjetër. The Guardian ka siguruar një kopje të librit, përcjell Periskopi.
Ky libër në fakt nuk sulmon presidentin Donald Trump por e lavdëron atë. Sanders vjen nga një familje e njohur republikane dhe babai i saj ka ambicie për t’u bërë guvernator i Arkansasit.
Megjithatë, Sanders përshkruan sjellje misogjiniste nga presidenti Trump dhe këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Në një incident tjetër me Kim-in, Sandersi përshkruan se si gjatë një sesioni bisedimesh në Singapor me diktatorin, ky i fundit “ngurrueshëm” e kishte pranuar një çamçakëz Tic Tac nga Trumpi, e i cili “në mënyrë dramatike shpërtheu duke e siguruar atë që ishte çamçakëz dhe jo helm.”
Sa i përket flirtimit të Kim Jong-unit me të ajo thotë.
“…krejt çka mund të mendoja ishte, “Çka ndodhi kështu?”












