Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse s’realizohen shtesat prej 300 eurove

Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse s’realizohen shtesat prej 300 eurove

Që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë, stafi shëndetësorë është llogaritur si më i rrezikuari për t’u infektuar me këtë virus. E si mirënjohje për punë e tyre, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte marrë vendim për dhënien e 300 eurove shtesë për profesionistët shëndetësorë. Ky vendim u vazhdua […]

E si mirënjohje për punë e tyre, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte marrë vendim për dhënien e 300 eurove shtesë për profesionistët shëndetësorë. Ky vendim u vazhdua edhe nga Qeveria e tanishme e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Por, muajin e fundit jo të gjithë i morën këto shtesa pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë listat nuk ishin të duhurat dhe duhet të rishikoheshin. E për këtë stafi shëndetësorë për të martën kishin paralajmëruar protesta të cilën e kishin shtyrë deri në fundjavë me shpresë se do t’i merrnin këto shtesa.

Kryetari i Sindikatës së Infermiereve të Kosovës, tha se protesta është shtyrë pasi kanë marrë premtim se listat do të rregullohen dhe do të kryhen pagesat.

“Po neve në ditët në vazhdim edhe përmes opinionit publik po edhe në përmes faqes zyrtare të Sindikatës së Infermierëve kemi reaguar dhe kemi paralajmëruar një protestë e cila është shtyrë për 48 orë për shkak se Ministria e Shëndetësisë bashku me ShSKUK-në na kanë premtuar që do t’i realizojnë dhe do t’i rregullojë këto lista, sipas vendimit të Qeverisë për dhënin e kësaj shtese të gjithë infermierëve, mjekëve dhe atyre të cilët të involvuar në QKUK dhe në ShSKUK në përgjithësi”, ka thënë Havolli për Front Online.

Havolli më tutje është shprehur se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe më radikale, por që kanë edhe kërkesat e tjera si ligjin e pagave si dhe pagesa e orëve të natës.

“Paralajmërimin fillimisht e kemi si protestë brenda QKUKS-së pastaj do të shohim sipas veprimeve sindikale do të ndërmarrim hapa edhe më radikal në rast se nuk plotësohen ato premtimet e tyre, pastaj kemi edhe kërkesat do ta ku dihet ligji i pagave dhe kujdestaritë e natës të cilat në vazhdimësi i kemi kërkuar për këtë komunitet”, ka paralajmëruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?