Infektologu Ahmeti paralajmëron rritje të rasteve me koronavirus në vjeshtë

Infektologu Ahmeti paralajmëron rritje të rasteve me koronavirus në vjeshtë

Kosova po vazhdon që të përballet me sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus. Megjithatë në javët e fundit numri i rasteve të infeksionit me këtë virus është ulur. Por shqetësues vazhdon të mbetet numri i personave që nuk po arrijnë që ta mposhtin këtë infeksion. Moshat e prekura që po kërkojnë trajtim në Infektiven […]

Kosova po vazhdon që të përballet me sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus. Megjithatë në javët e fundit numri i rasteve të infeksionit me këtë virus është ulur. Por shqetësues vazhdon të mbetet numri i personave që nuk po arrijnë që ta mposhtin këtë infeksion. Moshat e prekura që po kërkojnë trajtim në Infektiven e QKUK’së po janë të reja.

Në tre muajt e fundit mosha mesatare e atyre që kanë pasur komplikime shëndetësore nga Covid 19 ka variuar prej 4- deri në 50 vjec. Infektologu I QKUK’së, prof Salih Ahmeti ka dhënë detaje për Express rreth pacientëve që ai trajton si dhe rreth asaj se çka mund ta presë Kosovën gjatë muajve në vazhdim.

Vjeshta mund të ri sjellë sërish përkeqësim të situatës me Covid 19 në Kosovë. Kjo ngase në atë kohë vendi ballafaqohet me viruse të ndryshme pos koronavirusit si dhe me gripin sezonal.

Infektologu Kosovar, prof, Salih Ahmeti në një deklaratë për Gazetën Express ka folur për situatën aktuale me virusin Covid 19 .Ai thotë se në uljen e numrit të të infektuarve kanë ndikuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e detyrueshme të maskës jashtë ambienteve të shtëpisë. Por Ahmeti shprehet se shifrat mund të rriten sërish me nisjen e procesit mësimor në Kosovë.

“Në uljen e numrit të rasteve kanë ndikuar një sër faktorësh. Këto masat e reja domosdoshmërish kanë ndikuar që të ulet numri. Por ta presim tash, shkollat pritet të fillojnë mësimin. Shifrat mund të rriten pak. Por edhe vjeshta pritet që të sjellë rritje të numrit të të infektuarve për shkak të viruseve të ndryshme si dhe gripit sezonal”, thotë Ahmeti.

Megjithatë, ai shprehet se vazhdon të mbetet shqetësues shkuarja në Klinikë e pacientëve që janë prekur nga koronavirusi. Kjo ngase sipas tij, të prekurit me Covid në fazë shumë të avancuar të sëmundjes po kërkojnë trajtim mjekësor.

“Në Klinikë po vijnë pacientët në fazë të vonshme me mushkëri të dëmtuara. Si rrjedhojë edhe trajtimi pastaj është më i vështirë”, thotë ai.

Ahmeti thotë se mosha mesatare e personave që janë të shtrirë në Klinikë në tre muajt e fundit ka qenë 40 deri në 50 vjeç.

“Kemi persona të moshave të ndryshme. Tre muajt e fundit ka nga ata që na vijnë në moshën 40 apo 50 vjeçare”, shprehet ai.

E gjatë ditës së djeshme numri i personave të infektuar nga Covid 19 në Kosovë ka qenë nën 100.

Në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar ka njoftuar se janë konfirmuar 92 raste të reja me covid-19. Në anën tjetër  115 pacientë e kanë mposhtur virusin, kurse 7 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Ndërkohë, nga 92 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Aktualisht, vendi ynë ka 14,119 të infektuar, 563 viktima dhe 10,456 të shëruar

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?