“I ka dhimtë që aksioni shkoi mirë” – Veliu i përgjigjet Kurtit, e quan mashtrues tipik

“I ka dhimtë që aksioni shkoi mirë” – Veliu i përgjigjet Kurtit, e quan mashtrues tipik

Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili ka thënë se sa ishte kryeministër ai, Veliu i kishte shkuar me kërkesa për aksione që i thoshte vetëm me gojë dhe jo me shkrim. Veliu në një prononcim për Klankosova e quajti Kurtin “mashtrues […]

Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili ka thënë se sa ishte kryeministër ai, Veliu i kishte shkuar me kërkesa për aksione që i thoshte vetëm me gojë dhe jo me shkrim.

Veliu në një prononcim për Klankosova e quajti Kurtin “mashtrues tipik” që siç tha ai “mashtron opinonin publik”.

“Kam shkuar dhe ia kam dërguar kërkesën. Çdo gjë do të thotë ka qenë e përgatitur mirë edhe është pritur vetëm një miratim i tij si kryeministër. Unë e kam njoftuar, por ai nuk ka pasë guxim që të lejojë autorizimin për të zhvilluar aksionin sikurse që u bë mbrëmë”.

I pyetur nga klankosova.tv se pse Kurti thotë për të se nuk ka pasë guxim, ai tha se nuk e di për këtë dhe se duhet të pyetet i pari i LVV-së.

“Unë e kam vlerësuar atë si frikacak, ai vetëm manipulon me opinionin me teza populiste qysh e ka ai zakon. Ai u pa gjatë asaj periudhe sa ka qeverisë se nuk ka pasë guxim me asnjë punë konkrete vetëm me manipulime të këtij lloji”.

Kurti gjatë konferencës për media kishte thënë se krejt çka ka mundur Veliu t’i thoshte atij për aksionin ishte se atë e ka siguruar Miradie Kelmendi, kryeshefe e inspektoratit policor, se gjithçka do të shkonte në rregull.

“Pra as kjo nuk ishte me shkrim, as garancioni i Miradisë nuk ishte me shkrim, ishte gojarisht”, ka thënë Kurti.

I pari i MPB-së theksoi se kjo nuk qëndron dhe se Kurtin e ka siguruar për çdo gjë.

“Ajo nuk qëndron sepse unë e kam i siguruar, i kam dhënë siguri që çdo gjë është e planifikuar mirë, e përgatitur mirë dhe e koordinuar mirë edhe me faktorin tjetër të nevojshëm. Çdo gjë ka qenë e përgatitur për mrekulli sikurse mbrëmë që nuk ndodhi asnjë incident, edhe më i vogli”.

“Çdo gjë ka qenë e përgatitur dhe e kryer mirë. Mirëpo, tash ai gjen arsyetime se sigurisht i paska dhimtë që është kryer aksioni shumë mirë”.

Nënkryetari i LDK-së, e komentoi edhe deklaratën tjetër të Kurtit sipas së cilës “bishti i krimit është në Karaçevë dhe koka në Prishtinë”.

“Le t’ia fillojë ai në Prishtinë prej partisë së vet, ata që i ka kriminela që janë marrë me krime le t’i fillojë atje pastaj ne e ndjekim pasi qenka kështu”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?