Hoxhaj: Mustafa i Facebookut është tjetër nga Mustafa i politikës, por më vjen keq – faktet janë kokëforta

Hoxhaj: Mustafa i Facebookut është tjetër nga Mustafa i politikës, por më vjen keq – faktet janë kokëforta

Akademik Isa Mustafa i ka reaguar ashpër deputetit të PDK-së, z.Enver Hoxhaj, pas pretendimeve të tij se marrëveshja për asociacionin ishte nënshkruar nga ana e tij në vitin 2015.  Mustafa nuk heziton që ta quajë z.Hoxhaj gënjeshtar, ndërsa tregon se në fakt ai thjesht ka nënshkruar në vitin 2015 marrëveshjen e parë që parashihte themelimin […]

Mustafa nuk heziton që ta quajë z.Hoxhaj gënjeshtar, ndërsa tregon se në fakt ai thjesht ka nënshkruar në vitin 2015 marrëveshjen e parë që parashihte themelimin e Asociacionin ashtu siç ishte paraparë në Marrëveshjen e parë të nënshkruar në vitin 2013 nga z.Hashim Thaçi.

E Hoxhaj, nuk ka vonuar dhe i ka reaguar Mustafës duke thënë se në shkrimin e publikuar në Facebook, Mustafa ka fyer dhe ka thënë të pavërteta.

Tutje i thotë: ”Nuk e keni veç frikën e 2015 për Asociacionin, por edhe kompromiset ku jeni futur sot”.

Shkrimi i plotë:

Isa Mustafa i Facebookut, është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që ne e njohim. Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti.

Në një postim sot, qenka marrë me fjalën time në Kuvendin e Kosovës, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe mirë ka bërë, por jo duke fyer e thënë të pavërteta!

Z. Mustafa, meqë pretendoni se jeni akademik, dhe merrni vesh nga dokumentet zyrtare, po përpiqem të ju sqaroj ne atë nivel, se bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ju keni pasur të drejtën e kryerjes së të gjitha vendimeve që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve. Prandaj, marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin tuaj në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik. Ju e dini, se mbi këtë bazë është trajtuar marrëveshja edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Me të drejtë, edhe ekspertët kushtetues e kanë konstatuar se Marrëveshja e Parimeve të Përgjithshme është trajtuar si “akt juridik i miratuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”. Pra, Referimi i Parimeve në procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë në gjykatë është trajtuar si “akt ligjor i miratuar nga Kryeministri i atëhershëmm Isa Mustafa”.

Me vjen keq, por z. Mustafa, faktet janë kokëforta. Frika ime dhe e qytetarëve të Kosovës këto ditë po rritet pikërisht nga përpjekja e juaj dhe e qeverisë Hoti për ta larguar çdo përgjegjësi nga Asociacioni. Si funksionar politikë, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë nëse vertetë mendoni se e keni bërë më të mirën për Kosovën. Situata të ngjashme, besoj ju kujtohet, kemi pasur edhe së bashku në qeveri, e veçmas për demarkacionin.

Reagimi i juaj më duket sot më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin tuaj me 2015. Edhe pse çdo herë ju kam respektuar dhe vlerësuar, z. Mustafa, unë nuk e kam në plan të bëj kompromise me të vërtetën, vetëm se kjo nuk të pëlqen ty.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?