Hoti thotë se në Washington do të vihen në tavolinë këto tri projekte madhore

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth takimit që pritet të ndodh me palën serbe në Washington, transmeton Periskopi. I pyetur nëse do të vendoset me Serbinë diçka rreth linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe autostradës Nish-Durrës, Hoti ka thënë se do të ketë diskutime. ‘’Janë tri projekte madhore. Ka edhe projekte të tjera që i mundësojnë […]
I pyetur nëse do të vendoset me Serbinë diçka rreth linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe autostradës Nish-Durrës, Hoti ka thënë se do të ketë diskutime.
‘’Janë tri projekte madhore. Ka edhe projekte të tjera që i mundësojnë Kosovës integrimin më të mirë në rajon. Këto projekte kanë me ndërtu në vitet e ardhshme komplet konjukturën ekonomike në Kosovë dhe regjion. Priten të diskutohen sigurisht kësaj radhe, në baza të kritereve për të cilat jemi marrë vesh’’, ka thënë ai në një intervistë./PERISKOPI/












