Hoti publikon marrëveshjen e nënshkruar, në fillim të javës i dorëzohet deputetëve

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot e ka bërë publike marrëveshjen ekonomike që Kosova dhe Serbia e nënshkruan me SHBA-të dje në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Donald Trump. Hoti ka thënë se Qeveria po e publikon marrëveshjen e plotë në fuksionin të transparencës dhe informimit. Shefi i qeverisë ka njoftuar se në […]
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot e ka bërë publike marrëveshjen ekonomike që Kosova dhe Serbia e nënshkruan me SHBA-të dje në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Donald Trump.
Hoti ka thënë se Qeveria po e publikon marrëveshjen e plotë në fuksionin të transparencës dhe informimit. Shefi i qeverisë ka njoftuar se në fillim të javës kjo marrëveshje do t’i dorëzohet deputetëve të Kuvendit të cilët, tha, se do t’i informojë sapo të nis sesioni vjeshtor i Kuvendit.
“Në funksion të transparencës dhe informimit, Qeveria e Kosovës sot ka publikuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të Presidentit Trump. Këtë marrëveshje mund ta gjeni në linkun në vijim. Në fillim të javës, marrëveshja do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për deputetët, të cilët do t’i informoj në njërën nga seancat sapo Kuvendi të nis punën.”
Klikoni KËTU për ta parë marrëveshjen e plotë.












