Hoti prezanton marrëveshjen: Kemi zotim nga Trump, zbatimi i saj fillon brenda një viti

Kështu deklaroi kryeministri Hoti para gazetarëve, shkruan Periskopi: “Është një hap i madh drejt normalizimit të plotë mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga e cila shtëpi gjithmonë kanë ardhë vetëm marrëveshje të mira, pas një pune të gjatë që është bërë me këshilltarin O’Brien, ambasadorin Grenell dhe pjesëtarë […]
“Është një hap i madh drejt normalizimit të plotë mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga e cila shtëpi gjithmonë kanë ardhë vetëm marrëveshje të mira, pas një pune të gjatë që është bërë me këshilltarin O’Brien, ambasadorin Grenell dhe pjesëtarë të tjerë të administratës Trump. Janë dy cështje kryesore, janë dy pika kryesore, sepse sic e dini marrëveshja është për normalizim të marrëdhënieve ekonomike. E para, janë projektet e mëdha infrastrukturore që përfshijnë autostradën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdarë, studimin e fizibilitetit që lidh Prishtinën me Detin Adriatik, sjelljen e gazit në Prishtinë, investimet në ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Të gjitha këto kapin shumën e mbi 1 miliardë eurove dhe ka zotim të qartë nga presidenti Trump që gjitha këto projekte të fillojmë së zbatuari brenda një viti. Elementi i dytë, është njohja reciproke me shtetin e Izraelit, unë sapo kreva një telefonatë me kryeministrin Netanyahu në prezencë të presidentit Trump dhe u dakorduam që menjëherë të vendosim marrëhdënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë ai./Periskopi/












