Hoti: Nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut, dhe s’do të shpikë aryse për ta bërë këtë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se synon që të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke. Hoti ka thënë se ata që po tentojnë të ndjellin frikë tek qytetarët lidhur me këtë çështje, e bëjnë për qëllime të tyre. Kryeministri ka shtuar se nuk ka frikë të ulet në tavolinën e dialogut. […]
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se synon që të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke.
Hoti ka thënë se ata që po tentojnë të ndjellin frikë tek qytetarët lidhur me këtë çështje, e bëjnë për qëllime të tyre. Kryeministri ka shtuar se nuk ka frikë të ulet në tavolinën e dialogut.
“Ata që sot tentojnë të ndjekin frikë tek qytetarët për dialogun e kanë gabim, ata e bëjnë për qëllime të tjera. Unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut dhe nuk do të shpikë arsye për të ikur nga dialogu”, tha Hoti./Periskopi/












