Hoti ironizon me LVV-në: Iu shtimë në qeveri, por me këtë qasje kah ia keni mësyrë?

Hoti ironizon me LVV-në: Iu shtimë në qeveri, por me këtë qasje kah ia keni mësyrë?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë përplasjet e ashpra në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë. Ndërsa deputetë të partisë më të madhe opozitare kritikuan Hotin për dështim në sigurimin e njohjes dhe pranim për hyrjen e vendit tonë në nismën rajonale mini-Shengen, kreu i qeverisë […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë përplasjet e ashpra në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë.

Ndërsa deputetë të partisë më të madhe opozitare kritikuan Hotin për dështim në sigurimin e njohjes dhe pranim për hyrjen e vendit tonë në nismën rajonale mini-Shengen, kreu i qeverisë me ironi iu është drejtuar atyre se me këtë qasje nuk do ‘të mund t’ia mësyjnë askund’.

“Kemi punuar bashkë nja dy vjet në opozitë. Vërtet pata filluar të mendoj bashkë me kolegë që po afroheni ngadalë. Edhe iu shtimë në qeveri, iu prumë në institucione iu dhamë përgjegjësi institucionale. Por me këtë qasje ku po doni të shkoni, kah ia keni mësyrë kështu? Çfarë qasje është kjo, kur në secilin fjalim nuk dëgjoj argumente, por vetëm deklarata politike, fyerje, nënçmime. Këtë ajo që po them se nuk po mundemi të bëjmë një debat për të ecur përpara. Më jepni një argument se kjo marrëveshje është e dëmshme, ose si e ka dëmtuar sovranitetin. Ose të shtrojmë kështu, pse ju nuk keni shkuar në Uashington për të bërë më mirë, kur iu kemi lutur të shkojmë bashkë dhe ta përfundojmë këtë. Por ndërtonit teori të thikave dhe hartave. Jo shtëpia e verdh, jo e kuqe. Prandaj jeni kështu”, tha ai.

E deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se ka kritikuar Hoti për shkak të pranimit të hyrjes së vendit në mini-Shengen, e për të cilën kryeministri më herët ishte shprehur krejtësisht kundër.

“Ju keni pasur çka të përgjigjeni. Kjo e juaja ishte politike, e imja ishte debat dhe përmbajtjesore. Unë ju kritikova jo me gjuhën time, e keni gabim, por me gjuhën e juaj dhe gjuhën e kryetarit tuaj. Unë nuk e thash asnjë konstatim politik të vetëm. Por lexova dy deklarata për mini-Shengenin që i deklaruat. Mbi bazën e kësaj unë kërkoj për t’ju larguar prej pozitës që e keni”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?